BLUETOOTH

E kapëm mat! Capital T shihet në makinë me një vajzë dhe mund të jetë e dashura

13:25 - 18.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ai është një nga reperët më të dashur për publikun shqiptar. Edhe pse ai ka vite në tregun muzikor shqiptar dhe është një ndër
emrat më të lakuar, për sa i përket jetës së tij private nuk dihej thuajse asgjë deri më sot. Kjo pasi së fundmi, portali “arbresh.info” ka siguruar një foto të shkrepur mbrëmjen e enjte, ku Capital T, shihet në një makinë luksoze përkrah një vajze bukuroshe.




Por teksa dyshohet se vajza brune mund të jetë e dashura e re e reperit që është hermetik për sa i përket jetës së tij sentimentale, ende nuk dihet asgjë për identitetin e saj. Në foton në fjalë, dyshja shihet duke qeshur, me siguri të pavetdijshëm se përballë dikush po i fotografonte. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse Capital T do ta komentojë këtë foto, që duket të jetë hera e parë që e shohim reperin pranë një “të dashure potenciale”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.