SPORT

Leksion nga Franca, barazi në çmimin e biletave

15:00 - 18.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nuk do të ketë më çmime sipas qejfit të drejtuesve të klubeve. Nuk do mbahen më tifozëri me hatër dhe të tjera të mbahen larg. Liga Profesioniste e Futbollit në Francë ka vendosur që të unifikojë tërësisht biletat e sektorëve mik në të gjitha stadiumet dhe në të gjitha ndeshjet e kampionatit. Natyrisht që jo çdo kategori do të paguajë njësoj. Kështu, nga sezoni 2019-2020, çmimi i biletave në sektorin mik do të jetë 10 euro për të gjitha ndeshjet e Ligës 1, ndërsa 1.5 euro për të gjitha ndeshjet e Ligës 2. Kjo vjen me qëllimin për të mbushur stadiumet dhe për të lehtësuar transfertat masive të tifozëve, që shpenzojnë jo pak para për të ndjekur skuadrën e tyre të zemrës.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.