BOTA

Lufta tregtare, Trump “sulmon” Europën: Janë më pak të ndershëm…

11:30 - 18.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti amerikan Donald Trump nuk ka ndërmend të ndalet në luftën tregtare ndaj ekonomive më të mëdha të botës.




Së fundmi, ai e ka drejtuar gishtin ndaj Bashkimit Europian, duke thënë se është më pak i ndershëm se Kina ndaj SHBA-ve sa i përket tregtisë.

“Bashkimi Europian, do të thoja na trajton më keq se Kina, vetëm se janë më të vegjël”, u shpreh Trump në një takim me agjentë të pasurive të paluajtshme në Washington.

Trump ka akuzuar vazhdimisht Europën dhe sidomos me Gjermaninë për një marrëdhënie tregtare jo të drejtë, duke evidentuar sektorin e automjeteve si shembullin kryesor.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.