BLUETOOTH

Më i miri në botë me “Lovin’ me”, flet Edward Skera: Bashkëpunimi me Emiah dhe projektet për klipin e verës

18:30 - 18.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pamela Aliaj – Edward Skera është shqiptari që arriti të shijojë vlerësimin botëror para një jave pasi kishte lançuar një nga këngët e tij më të suksesshme të momentit, “Lovin’ me”. I përkushtuar pas pasionit të tij të hershëm, ai na rrëfen në një intervistë ekskluzive për “Bluetooth” të “Gazeta Shqiptare”, dashurinë e tij për muzikën. Edwardi flet edhe për projektet e suksesshme të bëra me këngëtarë të njohur ndërkombëtarisht si dhe ato që pritet të vijnë shumë shpejt në treg. Por ajo që tërheq më tepër vëmendjen është se Edwardi ka që në vegjëli me këtë pasion që i ka rezultuar me shumë sukses pas një pune kolosale e të vazhdueshme për ta ndjekur, fakti që ka qenë pjesë e hiteve të mëdha muzikore, por nuk ka dashur të njihej më parë emri i tij.




“Preferova të qëndroj “Ghost Producer”( producent fantazmë) për disa arsye personale, por pas një pause të shkurtër 1 vjeçare nga klubet dhe jeta e natës në Shqipëri dhe jashtë vendit, vendosa t’i përkushtohem karrierës personale dhe lançimit të këngëve nën emrin tim personal.”
Për ta njohur më tepër dj shqiptar, që me siguri është në shkallët e para të suksesit të tij, ndiqni intervistën e mëposhtme:
Edward, je një nga artistët e rinj që u rendite në vendin e shtatë në gjithë botën për prurjet e reja. Si ndihesh për këtë arritje?
Ndihem i suprizuar, sepse realisht nuk e prisja të vlerësohej në këto përmasa, por mendoj se ja vlejti pritja prej 6 muajsh për realizim e këtij projekti, i cili po ecën mjaft mirë.

Si lindi pasioni për muzikën? A ka qenë dikush që ju ka frymëzuar që të ndiqni këtë rrugë?
Pasioni për muzikën lindi që në moshën 5-vjeçare dhe më ndoqi për shumë vite me radhë deri më sot me punë dhe përkushtim të pandalshëm me ditë, muaj dhe vite të tëra. Frymëzimi erdhi që në moshë të vogël duke ndjekur emisionet e muzikës klasike, Boiler Room Moscow, që më vonë u pasua edhe me dj me famë botërore si Tiesto, David Guetta, Benny Benassi etj.

“Lovin’ me” është një ndër këngët më të parapëlqyera të momentit në Europë dhe jo vetëm. Si erdhi bashkëpunimi me Emiah?
Bashkëpunimi me Emiah erdhi shumë rastësisht, në fakt. Pikërisht ditën që shkrova instrumentalen ku dhe ndërkohë isha me pushime, kontaktoj me drejtorin ekzekutiv të Spectrum. Ai kontaktoi me menaxherin e saj për të cilën ishin mjaft të interesuar pas disa muajsh punë të përbashkët, vendosëm që ta publikojmë. Dhe tani po punojmë edhe për klipin.

Me çfarë projekti jeni duke u marrë të radhës? Me cilin do të bashkëpunoni?
Tani konkretisht kam gati dhe dy projekte të radhës. Njërin do e lançoj nga mesi i qershorit, një bashkëpunim me një producent dhe një këngëtar grek mjaft të njohur në Greqi dhe jo vetëm.

A keni marrë ndonjë propozim interesant nga ndonjë këngëtar i njohur që ka kërkuar bashkëpunim me ju? Për kë bëhet fjalë, nëse po?
Për sa i përket propozimeve kam pasur, por që deri në momentin që të kemi diçka konkrete ngelet për t’u parë.

Para “Lovin’ me” keni lançuar dhe disa këngë e bashkëpunime të tjera. Cila ju ka lënë me tepër mbresa?
Them të drejtën çdo prodhim dhe çdo këngë që kam lançuar përmban esencën e vetë dhe emocionet e veta nuk mund t’i veçoj. Gjithsesi “Lovin’ Me” do mbetet gjatë si një ndër prodhimet e mia të preferuara.

Së fundmi keni nënshkruar një kontratë me “Spectrum Recordings”. A keni patur propozime nga shtëpi të tjera diskografike? Pse zgjodhët pikërisht ‘Spectrum’?
Arsyeja se pse zgjodha “Spectrum” lindi natyrshëm përmes disa miqve të përbashkët ku dhe u njoha me pronarin e labelit për të cilën ndihem mjaft i kënaqur për punën e përkushtuar dhe të pa lodhur nga ana e tij dhe stafit. Propozime kam patur mjaft, por që për momentin kemi marrëdhënie mjaft të mira me “Spectrum” dhe shpresoj të vazhdojmë edhe më tej.

Për të njohur më mirë Edwardin, na fol pak për veten. Përveç pasionit të muzikës dhe suksesit që jeni duke ndjekur, me çfarë merreni tjetër gjatë ditës?
Unë prej disa kohësh jetoj midis Italisë dhe Shqipërisë. Për disa vite me radhë kam prodhuar një seri këngësh Për disa artisë shqiptar me famë ndërkombëtare, të cilat rezultuan hite dhe mjaft të pëlqyera nga publiku shqiptar dhe jo vetëm. Por që preferova të qëndroj “Ghost Producer” për disa arsye personale, por pas një pause të shkurtër 1 vjeçare nga klubet dhe jeta e natës në Shqipëri dhe jashtë vendit, vendosa t’i përkushtohem karrierës personale dhe lançimit të këngëve nën emrin tim personal.

Cila është shuma më marramendëse që ju kanë ofruar për bashkëpunim apo ndonjë punë të realizuar?
Kjo është një pyetje të cilën doja ta anashkaloja për faktin se në këtë biznes jam më shumë për arsye pasioni, sepse shumat dhe shifrat nuk kanë qenë kurrë synimi im përveç muzikës së bukur cilësore dhe vlerësimit nga publiku.

A është dikush në jetën tuaj që ju përkrah dhe ju nxit të ecni përpara?
Po patjetër familja dhe shoqëria.
Ju jetoni jashtë vendit. Si ka qenë historia e familjes suaj apo dhe e juaja për të jetuar dhe punuar jashtë Shqipërisë?
Arsyeja e jetës dhe punës jashtë Shqipërisë erdhi që në moshën 17-vjeçare ku u shkëputa nga Shqipëria për disa kohë drejt Greqisë ku kam punuar si dj resident në një ndër klubet verore më të mira në Greqi, “Cavo Paradise Mykonos”, vitet më pas u shkëputa dhe vazhdova për disa vite të punoj nëpër klubet e mirënjohura këtu në kryeqytet, po gjithmonë duke u shkëputur me sekuenca të shkurtra dhe jashtë, deri në momentin që po flasim.

Cila është sakrifica më e madhe që ka bërë Edwardi për të arritur këtu ku është sot?
Sakrifica më e madhe që kam bërë mendoj se është koha sepse është e vetmja gjë që gjithsecili prej nesh e ka shumë të shtrenjtë dhe të kufizuar sepse është e vetmja gjë që nuk ka çmim e as kthehet mbrapa.

Sa e vështirë është të çash në botën e muzikës në botë? Sipas jush, cili është elementi kryesor për të qenë dikushi?
Është mjaft e vështirë, por me punë, pasion dhe vullnet çdo gjë arrihet në jetë. Bota është vend i madh dhe ka vend për të gjithë ashtu siç ka dhe famë dhe vlera monetare për të gjithë ne, mjafton që mos të heqësh dorë, sepse është një rrugë e gjatë me plot vuajtje lodhje se sakrifica pa fund. Por me punë vullnet dhe pasion një ditë herët ose vonë do arrish të marrësh atë që të takon.

Si përfundim, çdokush ka një muzë (moto) apo shprehje nga e cila frymëzohet çdo ditë. Cila është e juaja?
Realisht nuk kam një moto të caktuar, por frymëzimi im i përditshëm është: Puna e pa ndalur dhe përkushtimi i madh ditë pas dite për muzikën të cilën e bëj me zemër. Por gjithmonë kam preferuar të eci me këtë thënie “successful people are not gifted, they just ëork hard, and than succeed on purpose.”(Njerëzit e suksesshëm nuk janë me fat, ata thjesht punojnë fort dhe kanë sukses me qëllim).


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.