Show-Bizz

Pak orë para finales së Eurovizion, Jonida Maliqi merr surprizën e veçantë

14:54 - 18.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sot do të mbahet nata finale e Eurovizion 2019, teksa Jonida Maliqi do të performojë e dyta.




E pikërisht në një ditë të rëndësishme për të, njerëzit e saj më të afërt i kanë bërë surprizën më të bukur.

E ëma Arta, motra e saj, mikesha, Jona Hadëri dhe disa nga bashkëpunëtorët më të mirë të Jonidës e kanë surprizuar këngëtaren pikërisht kur ajo nuk e priste.

Ata kanë shkuar në Tel Aviv dhe kanë vendosur që të jenë pranë saj në momentet emocionuese që ajo ka pasur në karrierën e saj si artiste.

Mes miqsh të ngushtë, familjarët e bashkëpunëtorët më të mirë, artistja do ta ketë më të lehtë çdo emocion dhe eksperiencën në skenën e madhe të finales së Eurosong 2019.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.