BOTA

Skandali në Austri para zgjedhjeve, zv.kancelari filmohet duke bërë ujdi me një manjate ruse

10:21 - 18.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Para zgjedhjeve të vitit 2017-të në Austri, zëvendës-kancelari, Heinz-Christian Strache, është filmuar duke ofruar kontrata me qeverinë në këmbim të mbështetjes politike.




Ai madje tregon edhe donacionet që partia ku ai bën pjesë merr, por pa i deklaruar në shtet.

Videoja, e filmuar fshehurazi, tregon se si Strache flet me një grua e cila pretendohet se është një investitore ruse.

Videoja u botua të premten në një artikull të përbashkët nga revista gjermane e lajmeve Der Spiegel dhe e përditshmja Süddeutsche Zeitung.

Ende mbetet e paqartë se kush e ftoi takimin dhe kush e filmoi atë.

Por, lidhur me skandalin që ka plasur në partinë e tij, kancelari Sebastian Kurz ka njoftuar një deklaratë ku edhe pritet të japë shpjegimet e tij për videon e zëvendësit të tij.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.