BOTA

Videoja që skandalizoi Austrinë, jep dorëheqjen zëvendëskancelari

13:04 - 18.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas skandalit me publikimin e videos, zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Kancelari Sebastian Kurz e pranoi dorëheqjen njoftojnë mediat.




Pas skandalit me publikimin e videos, zëvendëskancelari austriak, Heinz-Christian Strache dha dorëheqjen të shtunën. Kancelari austriak, Sebastian Kurz, i partisë konservatore, ÖVP, e pranoi dorëheqjen, njoftojnë agjencitë e lajmeve. Më parë Kurz kishte përjashtuar mundësinë e mëtejshme të bashkëpunimit me zëvendëskancalerin austriak dhe kreun e partisë së lirë, FPÖ, Heinz-Christian Strache. Dorëheqja e 49-vjeçarit shihej si e pritshme. Strache dorëzon edhe postin e kryetarit të partisë, FPÖ.

Austria u trondit së fundmi nga skandali i një videoje. Në një filmim të fshehtë nga viti 2017 Heinz-Christian Strache tregohet i gatshëm që t’i japë një oligarkeje ruse mbështetje për tendera publikë, në rast se FPÖ do të ishte pjesë e qeverisë pas zgjedhjeve, kjo në këmbim të mbështetjes financiare. Videoja e shpërndarë nga “Spiegel” dhe “Süddeutsche Zeitung” bën fjalë për një ide të oligarkes, për të blerë gazetën austriake me tirazhin më të lartë “Kronen Zeitung”, që të mbështesë FPÖ para zgjedhjeve. Prokuroria ka filluar hetimet. Në zgjedhjet e fundit FPÖ arriti 26% të votave.

Pyetja që shtrohet është nëse kancelari Kurz do të vazhdojë koalicionin me FPÖ apo do të kërkojë zgjedhje të reja. Si pasues i mundshëm konsiderohet kandidati i dikurshëm për president nga FPÖ Norbert Hofer./DW/


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.