Show-Bizz

Holanda fiton Eurovisionin, Shqipëria renditet e 18-ta

07:48 - 19.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Holanda e ka fituar edicionin e 64-të të Festivalit Evropian të Këngës, Eurovision, që këtë vit u zhvillua në në Tel Aviv. Në fund të votave të jurisë (që përbënin 50 për qind të votave të përgjithshme), renditja në tri vendet e para ishte: Suedia (239 pikë), Maqedonia e Veriut (237 pikë) dhe Holanda (231 pikë), ndërsa Shqipëria u rendit e 18-ta me 43 pikë. Një ndryshim i madh ndodhi pas votave të publikut, ku dhe fituesi i Eurovisionit për vitin 2019 u shpall Holanda që u përfaqësua nga Duncan Laurence me këngën “Arcade”.




Shqipëria në këtë edicion të Eurosongut u përfaqësua nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës” dhe arriti që pas votave finale të renditje në vendin e 18-të me 90 pikë të fituara. Mbretëresha e muzikës pop, Madonna, ishte e ftuara speciale e natës, e cila me gjithë kundërthëniet e krijuara dhe kërkesat për të mos udhëtuar në Izrael, vendosi që të performonte në natën finale të Eurovisionit. Në interpretimin e saj, këngëtarja amerikane e rikrijoi performancën e saj në klipin e hitit të madh, “Like A Prayer” dhe këndoi dy këngë të reja nga albumi i saj më i fundit, “Madame X”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.