AKTUALITET

Kërkohej për vrasje në Gjermani, 23-vjeçari kapet në Tiranë me armë dhe drogë

10:24 - 19.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një kosovar i kërkuar në Gjermani për vrasje është arrestuar dje në një palestër në një qendër tregtare, ku ndaj tij  rezulton se gjykata gjermane ka caktuar masën e arrestit me burg në mungesë.Në shtëpi gjatë kontrollit kosovarit i kanë gjetur armë e drogë. Kosovari i arrestuar është identifikuar si Shkëlqim Kastrati 23-vjeç.




Njoftimi i policisë:

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Seksioni i Kërkimit në Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimi, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ndaj Jetës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Interpol Tirana finalizuan operacionin policor “Fitness”

Si rezultat i operacionit në një palestër u bë e mundur kapja e personit shumë të kërkuar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, shtetasit: Shkelqim Kastrati, 23 vjeç lindur në Gjermani dhe banues në Tiranë. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga Interpol Ëiesbaden/Gjermani, pasi Gjykata e Villingen – Schëenningen, me datë 15.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, parashikuar nga Kodi Penal Gjerman. Maksimumi i denimit 15 vjet burg.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.