SPORT

Më mirë jashtë se në Ligën e Europës, Milani shokon me vendimin…

14:53 - 19.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Më mirë jashtë se në Ligën e Europës. Është kjo pista suprizë që Milani ka ndërmend të ndjekë nëse nuk arrin misionin e vështirë për të siguruar një vend në Champions League sezonin e ardhshëm. Lasmi bëhet I ditur nga mediat italiane. “Corriere della Sera” zbulon se klubi kuqezi është tërhequr nga ideja për t’u përballur me UEFA-n në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë në lidhje me dënimin e dhënë nga qeveria europiane e futbollit për shkelje të normave të Fair Play Financiar.




E përditëshmja përtej Adriatikut shpjegon edhe arsyet e këtij vendimi. Milan kërkon të zbusë tonet me UEFA-n në mënyrë që të gjejë një marrëveshje, e cila do të shtynte në kohë afatin (viti 2021) për të barazuar bilancin negativ. Por “Corriere” sqaron gjithashtu, se kjo rrugë do të ndiqet vetëm nëse skuadra kuqezi nuk arrin të kualfikohet në Champions. Nëse e bën këtë, atëherë Milani dhe UEFA do të përballen sërish në gjykatë


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.