MILOSAO

Poezia nga Melita VJERDHA

18:00 - 19.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autorja shkruan në gegnisht dhe lirizmi i saj i këndshëm i shkon disi shtendosjes së këtij numri të Milosao




Nga Melita VJERDHA

1.Rutinë enigma

A ke pasë ndonjëherë
nji boshllekaq plot
sa edhe në skutat ma të
ngjeshuna me u gjetë ?
Vdekje dëshirash
kujtime t’idhnueme
nevoja t’pashueme
grumbuj vuejtjesh
gjurmë vesesh
shpërdorim përshpëritjesh
mbeturina pasionesh …
ashtu randuem prej boshllekut
me e ngrysë ditën me melankoli
të shueme ndër peizazhe ndodhishë
që bahen simbol.
E përfytyrimet me drejtue,
labirintet e brendshme të së nesërmes,
kur sotja si ngjet as të sotmes vetë.

2.Paradoks

Vjen nji kohë që i druhesh kohës,
asaj t’kalueme o t’pajetueme ,
stinë sëvdekun o andrres së mekun .
Sillesh përsillesh në kërkim
të nji asgjaje t’madhe
ku boshlleku i ma t’madhes asgja
ku shtin shumegja.
Vite, fate , mëkate
Ikonë zollush për nji dromcë liri
të asaj kafshate që merr e jep
frymë mitesh
zvarritun, plagosun
t’pasosun.
E ti endesh me ûnë e mbrujtjes
me njeri .
Shpresë në harresë
ushqy me të vetmin paradoks
të asgjasë.

3. Zymbyl

Nuk asht thjeshtë nji lule
Asht nji krijesë e brishtë
E dashurume marrëzisht me atë qe e ka
e s’e len prej saj me u nda.
Ndoshta nuk ka andrra ,
po andrren ta mbin në sy ,
kur aroma e saj puth në buzë të nesërmen
me kujtimin fluturak,
etjen e pa rrefyeme ,
shpresen e ngratë.
Derdh emnin në muzikë ujnash
Qendron mes shtegut
me sfondin e gjelbrimit delikat
e hijeshinë e ban portret të dashnisë pa mëkat .
Prej aty ku vjen origjina e dehjes
veç njiherë me të pa.
M’thuej pra lule, si kam me t’lanë me u tha ?

4. Tjetër

Nuk ma ka anda me m’rrëmby nji poezi tjeter
me u end me u endë nëpër hatulla metaforash
me groposë andrra që mbijnë nder déj e me u bá nji
me dëshirat e ngujume nëpër frikna
as me u deh e mos me njoftë gjakftoftësinë
në atë që quhet ndjenjë e n’varg me e lanë të lirë.
Varg pa mbrojtje kunder zgjimeve .
varg i minum me rrokje helmuese
ku pikat në fund të tij
lindin ndijime të verbëta
ashtu si vargu zinxhir me hallka
mëkati, imorali …
Jo… asnji nga ata
sigurisht as nga këta;
skeletë narcistësh
si klloun ,veshun me petkun e mirësjelljes.
Me bojë në vend të gjakut ngjyrë
e unë derdhem në himne që trazojnë
shpirtin kur vullneti thyen vullnetin
sepse edhe kjo mund të jetë një tjetër.

 

5.Shkamb

Ti je atje ku dallgët terbohen me stuhi
të shfryejnë mllefin përplasen te ti
Ti je atje ku qielli rreket për shi
e retë e zeza të struken në gji.
Ti je atje ku zalli tek këmbët e tua
Gjen rehati ,aty ku nuk mbetesh kurrë në vetmi
Ti je atje me frymen e heshtjes
as plakesh ndër shekuj as mbetesh i ri,
turma e varre destinum me t’bá shoqni
Ti je atje kurrfeja s’të dëmton në pabesi
Atje ku ma s’i trembesh as fatit të bardhë
as fatit të zi.

 

6. Ndërgjegjësim

Ka njerëz që se meritojne as me i shá,
por me ja ledhatu ndergjegjen…
Si at’ këmishen e bardhë, dikur e bardhe…
Tash të harrumen ,
lanun tutluç në raft
t’mykun ,
t’rrudhun
e gati të bame zhele.
Njollosë me danga vesesh
arna fajesh,
bamun nji me t’pafalshmen …
Butësisht me ja marrë si s’parit ,
me e lá fatesh,
me e shplá mëkatesh
Me zbutë egon deri n’fëmini,
e me i than’ :
Merre ! Ka me tu dashtë
me u dukë NJERI

7.Bije

Mjafton të rrëshqas shikimin
nga ftyra jote prej engjelli të bardhë
Në mes të errësinës je hanë e dëlire
Ajo bardhësi e freskët ,
zambak verbues
që kundërmon edhe poret e shpirtit
Ind i hollë i qerpikëve
mezi arrinë me fshehë
sytë e shëndritshëm
pasqyrë e mijëra botëve të fshehuna
E vështroj mes frikës e dashurisë
pa emen
zërat e natës së trishtë shuhen
Heshtja matet vetëm me frymemarrjen
ritmike të saj
Ajo buzeqeshje
si lule me perla
shkelqimi i lagesht ngyrëargjendi
mbi vese kristali…
E mu më dëbohet çdo ethe
çdo akull shkrinë
nga ngrohtësia e përqafimit
tand
bija jeme…..

8.Poezitë më bajnë me qeshë

Kur mendoj sa here i kam zymtu
ditët me të metat e kësaj bote
Sa herë m’ka rigu shpirti britma memece për t’pathanat e realitetit ,
Në nji kohë që realiteti me sheh mjerisht të katandisun mbas imazheve
Tjetersu n’kerkim t’vetevetes,
a të panjoftunes
Portret i nji mjeshtri , bojaxhi , murator , a skulptor ,
tu limu vargjet deri n’detaje
zhegut , nadjesh a naten vonë…
Herë – herë djall zhelaman
futë skutave të imagjinatës së frikshme që zbulon kodet e t’vërtetave imorale
Hah…! Sa e trishtë kur mjerisht kan’
qeshë edhe zogjt’ tek i kam spikatë me vështrime demonjake , se ata nuk ishin veç zogj ,
apo ,njikohësisht jam bá nji me to
Jam arratisë e kam marrë frymë
mes frymës tyne pa caqe
Jam derdhë ujnash pa u lá
Jam rrezu malesh pa u vrá
M’kanë dëgju pa britë
E m’kanë dasht’ pa e ditë
Tash lexoj buzagaz
ndjenjat e marrëzisë
Njikohë , njiherë në nji vend …


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.