MILOSAO

Të kërkosh objektin!

17:00 - 19.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Arben Meksi është ndërfutur plotësisht në botën e artit karikaturik me karakteristikat e tij më të mira. Në këtë punë, ku përshfaqet imazhi i një kupe, artisti përcjell simbolikën sesi kërkohet triumfi duke lënë pas vetes një objekt (Zgjidhur në formën e targetitku qëllohet) që shërben si vend ku drejtohet e gjithë cmira. Mbase përmes kësaj pune, ai ka bërë një metaforë kombëtare ose të themi ballkanike, ku çdo triumf ndiqet nga një problematikë jo e vogël. Interesant është zgjidhja sepse dora që e mban është pikërisht ajo që i jep mundësi të tjerëve të drejtojnë shigjetat e tyre të pamëshira.





E veçanta e punëve të Arben Meksit është hapësira filozofike, pikërisht ajo që i jep karakter ndërkombëtar dhe kërshëri ndjekjes së punëve të tij. Në disa nga punët e fundit shihet që karakteri shumë parcial i punëve tashmë i ka lënë vend elementëve pikturikë, një detaj që tregon se autori ka shumë më tepër kohë që merret me subjektin e tij por edhe është tejet më i fokusuar për objektivin e tij.
Arben Meksi është një nga karikaturistët më të mirë shqiptarë dhe një nga ata artistë që ka vazhduar pandërprerje në dy kohë, duke përcjellë trashëgiminë e madhe të artistëve të kësaj gjinie kaq të dashur. Me stilin e vet, ai ka revolucionarizuar veten, duke përqafuar jo thjesht idetë por frymën më bashkëkohore, por edhe ka përcjellë mesazh që ky zhanër duhet të vazhdojë mbijetesën dhe të bëjë një vend në artin ndërkombëtar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.