AKTUALITET

Video/ Njerka më torturonte kur isha 10 vjeçe, dhuna vazhdoj edhe gjatë martesës. Rrëfim tronditës i 25 vjeçares me 4 fëmijë

13:00 - 20.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 25-vjeçare nga Tirana ka ardhur në studion e emisionit “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti trasmetuar në News24 për të rrëfyer dramën e jetës së saj. Pasi njohu një djalë dhe u dashurua, vendosi të martohej me të dhe të jetonin bashkë.




Një martesë që ajo e quan të detyruar për shkak të kushteve në familje me babain dhe njerkën, e cila e dhunonte. Nga kjo martesë erdhën në jetë 4 fëmijë. Teksa rrëfen për martesën, ajo thotë se ishte një tmerr i padurueshëm, bashkëshorti e dhunonte, nuk punonte madje nuk interesohej për të dhe fëmijët.

E gjendur në të tilla kushte, me 2 urdhra mbrojtje në xhep kërkoi në gjykatë divorcin. Prej 2 vitesh tashmë janë të divorcuar, ajo ka marrë kujdestarinë e fëmijëve, por ai nuk ka dhënë në asnjë moment asnjë kontribut për ta. Në shtëpi me qira dhe në kushte ku mbijetesa është e pamundur pasi nuk mundet dot as të punojë, ajo ka kërkuar të shkojë jashtë vendit e të bashkohet me familjarët e saj. Ish-burri nuk e pranon këtë gjë, madje është betuar që s’do lejojë kurrë që fëmijët e tij të jetojnë jashtë.

25-vjeçarja kërkon ndihmë, pasi nuk sheh më asnjë mundësi për të siguruar jetën e saj dhe të fëmijëve.
“Familja e burrit nuk më ka dashur se kisha vajza. E para ishte e dëshiruar, e donim shumë. Kur ngela shtatzënë me të dytën dhe linda nuk erdhi askush në spital e as me të tretën. Ndërsa në lindjen e katërt, që linda djalin u mbush spitali plot. U habit dhe doktoresha. Kur ngela shtatzënë me fëmijën e katërt, asnjë nuk donte. Atë fëmijë e kam falë motrës sime. Ajo më tha mbaje se do të ndihmoj unë për gjithçka. Më ka paguar gjithçka. Dhe borxhet në dyqan (qan). I kam jetën time borxh, çfarë ka bërë për mua motra. Për hatër të saj kam katër yjet”, rrëfeu Bora.

Ajo tregoi edhe për kërcënim e burrit të saj.

“Kisha frikë të dilja. Ai donte të bashkohej me mua por nuk mund të bashkohesha sepse më shkoi jeta tortura. Kur ika nga shtëpia, një natë pasi më torturoi më rrahu. Kam ikur dhe të nesërmen i kam marrë fëmijët se nuk mi la. Ai më ka kërcënuar dhe ndaj mora urdhër mbrojtje. Më kërkoi të bashkoheshim por unë s’mundesha kur mendoja torturat.
Gjykata ka thënë që të paguajë 120 mijë lekë për fëmijët por nuk m’i ka dhënë asnjëherë”, tha Bora, e cila edhe pse 25 vjeçe ka kaluar trauma e probleme të shumta në jetën e saj.

Ajo kërkon ndihmë për problemin e saj që të mund të lëvizë jashtë vendit dhe të punojë e mbajë fëmijët e saj.

(BalkanWeb)

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.