SPORT

Ergys Kaçe largohet nga Panathinaikosi

11:03 - 20.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’, mesfushori i Kombëtares, Ergys Kaçe, deklaron se e ka mbyllur aventurën e tij me Panathinaikosin në Greqi. 25-vjeçari, që nga viti 2018 ishte dhënë në huazim nga skuadra e PAOK-ut, që ka edhe kartonin e tij, por problemet financiare të Panathinaikosit kanë bërë që të mos e blinte dot mesfushorin shqiptar. “Doja të falënderoja shokët e skuadrës dhe trajnerët që kam punuar këto muaj.




Një falënderim i madh për ata që më mbështetën që nga dita e parë në skuadër. Ju uroj çdo sukses për të ardhmen, dhe të riktheheni atje ku përkisni” – shkruan Kaçe në shenjë falënderimi për Panathinaikosin. Gjithsesi, tek kampionët e PAOK shqiptari nuk ka një vend të sigurt, dhe me siguri do të gjejë një skuadër tjetër për të vijuar karrierën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.