SPORT

Feronikeli shpallet kampion i Kosovës

09:00 - 20.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Feronikeli është zyrtarisht kampion i Superligës kosovare. Ish-skuadra e drejtuar nga trajneri Sulejman Starova mposhti me rezultatin 1-0 Prishtinën në ndeshjen e fundit, duke e mbyllur kampionatin në vendin e parë me një diferencë +5 pikë nga kryeqytetasit e Mirel Josës.




Ky është titulli i tretë në histori për “industrialistët”. Goli i ish-futbollistit të Kukësit, Yll Hoxha, i siguroi triumfin skuadrës që drejtohet nga trajneri Zekerija Ramadani, në sfidën më të rëndësishme të kampionatit. Prishtinës së Mirel Josës i duhej fitorja në këtë përballje për t’u shpallur kampion. Një meritë të çmuar për shpalljen e Feronikelit kampion ka padyshim dhe ish-trajneri Sulejman Starova, i cili ndërtoi dhe drejtoi këtë skuadër në gjysmën e parë të kampionatit, teksa u largua më pas për t’i lënë vendin ish-trajnerit të Flamurtarit, Ramadani, i cili bëri një punë të shkëlqyer. Ndërkohë në sfidat e tjera, Ferizaj, Flamurtari, Ballkani dhe Trepça triumfuan në shtëpi, ndërsa Drenica mposhti Lirinë në transfertë me rezultatin 1-3. Goli i ish-futbollistit të Kukësit, Yll Hoxha, i siguroi triumfin skuadrës që drejtohet nga trajneri Zekerija Ramadani, në sfidën më të rëndësishme të kampionatit. Prishtinës së Mirel Josës i duhej fitorja në këtë përballje për t’u shpallur kampion. Ndërkohë në sfidat e tjera, Ferizaj, Flamurtari, Ballkani dhe Trepça triumfuan në shtëpi, ndërsa Drenica mposhti Lirinë në transfertë me rezultatin 1-3.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.