POLITIKË

Fshehu dënimin, Selami Jenisheri rrezikon mandatin e deputetit

13:30 - 20.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Vetëm pak ditë pasi u betua në parlament si deputet, kryetari i Partisë së Pensionistëve të Shqipërisë, Selami Jenisheri rrezikon jo vetëm që ta lërë këtë mandat, por edhe të përballet tashmë në pleqëri me ligjin. Kjo pasi ai rezulton të ketë mashtruar institucionet shtetërore sa i përket të shkuarës së tij penale. “News24” ka zbuluar se Selami Jenisheri ka gënjyer në plotësimin e formularit të dekriminalizimit të dorëzuar në KQZ duke fshehur një dënim të tijin të mëparshëm. Kështu rezulton se ai është dënuar me 8 muaj burg nga Gjykata e Shkodrës në vitin 2001 për akuzën e mashtrim, vendim të cilin e ka apeluar në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit ka lënë në fuqi dënimin. Pra, megjithëse bëhet fjalë për një vendim të formës së prerë, në formularin e dekriminalizimit, Jenisheri thotë se nuk ka qenë në asnjë rast i dënuar si brenda dhe jashtë Shqipërisë. Tashmë çështja i kalon seksionit të dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme për të bërë verifikimet dhe më pas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Kreu i Partisë së Pensionistëve Shqiptarë, Selami Jenisheri me shumë mundësi do të jetë deputeti që qëndroi më pak në sallën e parlamentit. Por ai rrezikon jo vetëm mandatin në këtë rast, por edhe sanksionet e tjera që parashikon kuadri ligjor shqiptar dhe konkretisht neni 190 i Kodit Penal që ka të bëj me veprën e falsifikimit të dokumenteve zyrtare.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.