AKTUALITET

Gëlltiti 22 doza droge, eko-ja zbulon të burgosurin

12:30 - 20.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një i dënuar në burgun e Korçës u konstatua se kishte futur 22 doza narkotike brenda ambienteve ku vuante dënimin. Ai u zbulua pas kryerjes së ekografisë, e cila verifikoi se i dënuari me iniciale B.L kishte gëlltitur në stomakun e tij plot 22 doza, sasi të cilën e kishte futur në qese plastike teksa po kthehej nga leja shpërblyese. Pasi u krye ekografia u konstatua se në stomak ka edhe doza të tjera. Një tjetër rast është goditur edhe në burgun e Peqinit, ku të dënuarit kishin fshehur 4 telefona celularë në pajisjet elektro-shtëpiake. Veç masave të menjëhershme të ndërmarra nga autoritetet e burgut, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje dhe Policia e Shtetit, po kryejnë veprimet procedurale dhe hetimore për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodi Penal dhe “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal. Në po këtë datë, në vijim të kontrolleve në sistemin penitenciar nga ana e Policisë së Burgjeve, në IEVP Peqin, u krye kontroll në disa qeli në sektorin e sigurisë së lartë dhe u gjetën 4 aparate celularë të fshehura në pajisjet elektro-shtëpiake të të dënuarve D. H dhe E. H. Pas masave të menjëhershme të ndërmarra nga autoritetet e IEVP-së, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm në Burgje po kryen veprimet e para procedurale dhe hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin për veprën penale të “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim” parashikuar nga neni 324/a i Kodit Penal”-njofton policia.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.