BLUETOOTH

Jonida Vokshi tregon si e pritën familjarët e saj lajmin se do martohej

16:50 - 20.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ajo është përfolur shpesh nëpër media rozë për jetën e saj private dhe një lidhje të mundshme me dj Sardin, por mesa duket nuk qenka aspak e vërtetë. Në fakt, moderatorja është e lidhur prej kohësh me producentin Besnik Krapi dhe së shpejti biles do të lidhin kurorë. Pas këtij lajmi të mirë, Jonida Vokshi tregoi po ashtu se si e pritën këtë lajm familjarët e saj. Gjatë emisionit “Xing me Ermalin” në Tv Klan ku ajo ishte e ftuar, u shpreh se ata u gëzuan shumë dhe se tashmë e kanë lënë në hije dhe duan më shumë Besnik Krapin. Ajo tha se martesa e tyre është konkludim i dashurisë që kanë për njëri-tjetrin dhe se vendimi i tyre nuk ka të bëjë me faktin që shpesh prindërit iu kërkojnë fëmijëve të tyre të martohen dhe të krijojnë familje. Ermal Mamaqi: Tërë këto vite në heshtje…




A u gëzuan ata të shtëpisë? Se halli familja është, njerëzit ndonjëherë martohen për familjen. Mos ndoshta t’i po e bën këtë për familjen? Jonida Vokshi: Jo unë po e bëj për veten time, për dashurinë që kam për Besnikun, Besnik Krapin. Ermal Mamaqi: Po shyqyr që e the se plasëm. Jonida Vokshi: Pasi ia thamë familjarëve lajmin, sigurisht u gëzuan shumë, por tani familja ime do më shumë Besnikun se sa mua. Kam kaluar në hije. Besniku ka mbaruar për aktor dhe është producent.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.