BOTA

Këmbëzbathur e duke luajtur, Kate i tregon familjes kopshtin e krijuar

14:10 - 20.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kur ndërtohet një park për fëmijë, është më se e qartë se fëmijët duhet ta testojnë atë. Pikërisht, kështu ka vepruar edhe Dukesha Kate.




Ajo  ka marrë tre fëmijët e saj, Princin George , Princeshë Charlotte dhe Princin Louis për të testuar kopshtin madhështor që ajo ka krijuar.

Madje, Kate do t’ia tregoj kopshtin më vonë edhe Mbretëreshës, teksa qëllimi i tij është që të inkurajojë fëmijët të kalojnë më shumë kohë në natyrë.

Duket se Kate për një kopsht të tillë kaq të mrekullueshëm është frymëzuar nga japonezët dhe e cilëson atë si një mundësi të shkëlqyeshme për të karikuar “bateritë” e organizmit.

Në fotot e publikuara nga Pallati Mbretëror, shihen duke varur këmbët mbi një përrua George dhe Charlotte, ndërsa Louis vetëm një vjeç shihet të eci vetë.

Kopshti gjithashtu përmban një mori lulesh dhe lojëra prej druri për fëmijë.

6 5 4 3 2 1
<
>

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.