SHËNDET

Kujdes me kripën, shkakton probleme me zemrën

09:30 - 20.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deri më tani, ekspertët kanë pranuar se kripa e tepërt rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare dhe tensionit të lartë të gjakut. Një studim i publikuar në revistën Nature Neuroscience, arrin në konkluzionin se kripa e tepërt shkakton mangësi në funksionet e trurit tek njeriu. Shkencëtarët shpjegojnë se duke e tepruar me kripën, njeriu është më i prekur nga ishemia, sëmundjet e zemrës dhe probleme të ndryshme me funksionet e trurit. Të dhënat shkencore tregojnë se kripa arrin të dëmtojë funksionin e qelizave endotheliale brenda enëve cerebrale të gjakut. Problemet me këto qeliza, përfshirë këtu edhe furnizimin e mangët të trurit me oksigjen, përbëjnë gjenezën e shumë sëmundjeve kronike. Studimi i përmendur më lart vëzhgoi rolin e kripës në shëndet për një periudhë 12 javore.




Gjatë kësaj periudhe, eksperimentoi tregoi se një regjim ushqimor me shumë kripë prish funksionin e qelizave të trurit. Ky regjim gjithashtu pakëson furnizimin e trurit me oksigjen. Nga ana tjetër, shkencëtarët zbuluan se kripa rrit nivelin e rruazave të bardha të gjakut që gjenden në stomak dhe mbajnë emrin TH17. Numri i lartë i tyre rrit nivelin e një molecule L-17 që nxit inflamacionin. Prania e saj ka ndikime negative në shëndetin cerebrovaskular. Ky zbulim, nënvizon praninë e një lidhjeje të fortë mes stomakut dhe trurit. Kjo lidhje duhet marrë në konsideratë në përzgjedhjen e një regjimi ushqimor. Lajmi i mirë sipas ekspertëve, është se ndikimet negative të kripës mund të zmbrapsen. Kjo ndodh nëse njeriu bën ndryshimet përkatëse në regjimin ushqimor.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.