AKTUALITET

Rama në mbledhjen e grupit: 30 qershori s’ndryshon, punoni

11:51 - 20.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar edhe një herë datën e zgjedhjeve vendore, në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, të zhvilluar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.




“Ka nje diferencë e cila meriton vëmendje mes halleve që zgjidh qeveria, përmes ndërhyrjes së agjencisë që administron platformën te institucionet qëndrore. Kam shumë besim se më 30 qershor ne ndër të tjera do të krijojmë mundësinë edhe për të hyrë në një fazë të re të trajtimit të ankesave për bashkitë qoftë në aspektin sasior, qoftë në atë cilësor. Data nuk do të luajë. Shkoni në bazë dhe punoni me njerëzit.

Aksesi i drejpërdrejtë te cdo kryetar bashkie pas 30 qershorit të jetë i të njëjtësi cilësi. Është me rëndësi të nënvizohet se zgjedhjet nuk bëhen për ata që zgjidhen po për ata që zgjedhin.

Pas 30 qershorit, cdo qytetar do të ketë akses te cdo kryetar bashkie që kanë dhënë apo jo votën, po që me votën e qytetarëve do të jenë aty javën e ardhshme.”- u shpreh Rama


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.