AKTUALITET

Rudina Hajdari kundër Gjinushit: Po kthehet në “akademinë e prostatit”

10:20 - 20.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Pas Partisë Demokratike, edhe deputetja demokrate Rudina Hajdari shprehet kundër zgjedhjes së ish-ministrit të fundit të Arsimit të regjimit komunist, Skënder Gjinushi në krye të Akademisë së Shkencave. Në të njëjtën linjë me ish-kryetarin e saj, Lulzim Basha, Hajdari thotë se kjo është një tjetër lëvizje e partisë për të përmbushur etjen për pushtet.




“Më vjen keq për akademik A.Fugën, që përpiqet të përqasë metodologji ala postmoderniste të modelit francez, në një akademi të stilit “ala monist” të vjetëruar, me persona të dalë boje, të mbushur me moshën e tretë, që e kanë kthyer akademinë tonë në variantin qesharak të “akademisë së prostatit”, – shprehet ajo.

Hajdari nuk nguron ta cilësojë Akademinë e Shkencave edhe si “akademia e prostatit”, duke iu referuar këtu pikërisht tentativës për të zhvilluar zgjedhjet për kreun e Akademisë së Shkencave vetëm me një kandidaturë, atë të Skënder Gjinushit.

“Zgjedhja e Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave, vërteton më së miri se partia nuk kursen as institucionet shkencore për të përmbushur delirin e pafundëm për pushtet. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, revanshi i delirit për pushtet do të përmbytë gjithçka edhe institucionet shkencore. Padyshim, që ato do të duhen, që në kushtet e gremisjes së madhe të qeverisë, të shërbejnë me përunjësi, për të “pohuar shkencërisht” meritat e qeverisë delirmadhe”, – shprehet Hajdari në komentin e vet.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.