EKONOMI

Sipërmarrja shqiptare apel politikës: Thirrini mendjes, kemi kredi…

12:09 - 20.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Biznesi në Shqipëri është i shqetësuar nga kriza politike në vend. Forumi i Dhomave të Tregtisë dhe Shoqatat e Sipërmarrjes private kanë dalë sot në një konferencë të përbashkët për mediat, duke bërë një apel të fortë.




Kreu i Biznes Albania, Luan Bregasi tha se situata politike në Shqipëri ndikon drejtpërdrejt biznesin. Ai u bëri thirrje palëve politike në Shqipëri të dialogojnë urgjentisht pasi pasojat në ekonomi janë të mëdha.

“Mund të kishim reaguar edhe më shpejt. Situata sa vjen e po agravohet. Shqipëria ka patur kriza të ngjashme, ndonjëherë edhe jemi mbledhur me porosi. Është i pari rast që mblidhemi me vullnet të brendshëm, për të stabilizuar sado pak vendin.

Duhet t’i thërrasin mendjes sepse kanë përgjegjësi të mëdha. Duhet urgjentisht të ulen. Ne nuk japim as receta, as rekomandime por në tagrin tonë si sipërmarrëh e kemi morale të them, uluni thirrini mendjes dhe gjeni zgjidhjet më të mira. Ne nuk duam të shikojmë dhunë, përplasje, zjarre. Jo nuk duam ne, por nuk janë në interes të vendit. Nuk kemi shifra por mund të japim për kostot e mëdha që ka shkaktuar sidomos në turizëm. Shikojmë kancelime, ulje të turizmit.

Sivjet nuk ka asnjë lloj lajmi. As qeveria nuk po punon sepse mendojnë sa policë do vënë tek gardhi. Kjo situatë e thënë kështu, pa ngarkesë pavarësisht se jemi të ngarkuar por jo ngarkesa politike, palët duhet të ulen, të dialogojnë. Ne duam të bëjmë si në biznes. Në kuptimin e një kontrate, e një marrëveshje të gjerë për të mirën e vendit, e presim nga klasa politike shqiptare. Ne jemi në biznes, jo në politikë. Iu rekomandojmë palëve më shumë përgjegjësi për vendin, për ekonominë. Ne nuk ikim nga Shqipëria. Nëse një politikan dështon e ka zgjidhjen, kurse ne sipërmarrësit ku do vemi, kemi kontrata, kredi në banka. Urojmë të jetojmë më shumë për të mirën e bankave. Jemi këtu për t’u bërë thirrje të dyja krahëve të politikës që të zgjidhin situatën.” u shpreh Bregasi.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.