Bota

Tjetër goditje për Huawei, Google i ndërpret shërbimet

11:09 - 20.05.19 Gazeta Shqiptare

Google ka ndaluar kompaninë e dytë më të madhe në botë të telefonave, Huawei, nga disa përditësime në sistemin operativ Android, duke i dhënë një goditje kompanisë kineze.



Modelet e reja të telefonave Huawei do të humbasin aksesin në disa aplikacione të Google.

Ky veprim vjen pasi administrata Trump e vendosi Huawei në një listë të kompanive, për të cilat firmat amerikane nuk mund të bëjnë biznes nëse nuk kanë licencë.

Lidhur me këtë ngjarje, Google tha se ishte “duke respektuar rendin dhe duke shqyrtuar implikimet”.

Ndërsa nga ana tjetër, Huawei tha se do të vazhdojë të ofrojë përditësime të sigurisë dhe shërbime pas shitjes për të gjitha produktet ekzistuese Huawei, Honor smartphone dhe tableta që janë shitur ose ende janë në magazina kudo në botë.

“Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë një ekosistem të sigurt dhe të qëndrueshëm të softuerit, në mënyrë që t’ju sigurojmë përvojën më të mirë për të gjithë përdoruesit në nivel global”, thuhej në deklaratën e kompanisë.

Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *