Kryesore

Video/ Po ecte me kufje në vesh, vdes 16-vjeçari që u përplas nga treni në Durrës

14:45 - 20.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ka ndërruar jetë 16-vjeçari që u përplas nga treni në Durrës rreth orës 11:00 të paradites së kësaj të hëne.




Pas aksidentit i riu u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Pas tre orëve në sallen e operacionit, mjekët nuk mundën të bënin dot asgjë për të riun.

Aksidenti tragjik ndodhi në hyrje të stacionit hekurudhor, ndërsa mësohet se 16-vjeçari i dentifikuar si Samuel Kokomani nuk e ka dëgjuar trenin pasi kishte kufje në vesh.

Ky nuk është rasti i parë kur muzika bëhet shkak i ngjarjeve tragjike. Para disa vitesh një tjetër adoleshente humbi jetën pasi u përplas nga treni në afërsi të Laprakës, teksa dëgjonte muzikë me kufje në vesh.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.