Lajmi se Ermal Mamaqi dhe Elvana Gjata janë pjesë e Festivalit të Kanës ka shoqëruar që nga dita e djeshme mediat në vendin tonë. Por ditën e sotme ka qarkulluar edhe lajmi se në fakt Ermali dhe Elvana na kanë mashtruar, pasi filmi “2 Gisht Mjaltë” nuk merr pjesë në festivalin e famshëm të filmit. Ata kanë qenë në një nga aktivitetet e shumta komerciale që zhvillohen përreth tij.
Ai quhet “Le Marshe du film” ku mund te shkojë kush të dojë , pa seleksionim, për të promovuar krijimin e tij. Kundrejt një tarife secili mund të akreditohet aty, të projektojë kundrejt një çmimi filmin e vet ne salla që nuk kanë lidhje me festivalin, të marrë apo të japë broshura në stenda. Një abonim e ditor për të marrë baxhën e pjesmarrjes në këtë treg vjen 50 euro për çdo person, sipas faqes online të këtij pazari