AKTUALITET

Llogaritja e pensioneve, miratohet vendimi për koeficientin e ri në 2019

18:30 - 21.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ditën e djeshme ka hyrë në fuqi vendimi “Për miratimin e koeficientit të indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2017, për llogaritjen e pensioneve”. Në udhëzimin e Institutit të Sigurimeve Shoqërore, publikuar në Fletoren Zyrtare, bëhet me dije se koeficienti i indeksimit të bazës së vlerësuar të vitit 2017, për efekt të llogaritjes së shumës fillestare mujore të pensionit, është 3.7 për qind.




“Për efekt të llogaritjes së masës fillestare të pensioneve, me datë lindje së të drejtës pas hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 180, datë 4.4.2019, koeficientët e indeksimit të bazës së vlerësuar, të miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 571, datë 3.10.2018, “Për koeficientët e indeksimit të pagave për efekt të llogaritjes së bazës së vlerësuar për llogaritjen fillestare të pensioneve”, shtohen edhe me koeficientin 3.7 për qind”,-thuhet në udhëzim. Në këtë të fundit bëhet me dije se në vitin 2019, pagat mbi të cilat janë paguar kontributet e sigurimeve shoqërore deri në vitin 2018, pas indeksimit të tyre me koeficientët vjetorë sipas pikave 1 dhe 2 të këtij vendimi nuk mund të jenë më të larta se: a) trefishi i pagës minimale në shkallë vendi, 26,000 lekë, e përcaktuar në vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 809, datë 26.12.2018 “Për përcaktimin e pagës minimale në shkallë vendi”, për pagat e periudhës nga viti 1994- 31.12.2001; b) paga maksimale në shkallë vendi, 114,670 lekë, e përcaktuar sipas kritereve të paragrafit të fundit të nenit 10, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, për pagat nga viti 2002 e në vazhdim.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.