SPORT

Mançester Siti blindon Guardiolën me 22 milionë euro në sezon

12:32 - 21.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mançester Siti as që ka ndërmend të privohet nga Pep Guardiola dhe për ta larguar atë nga çdo tundim në merkato është gati ta mbulojë me ar teknikun spanjoll. Lajmi bëhet i ditur nga mediat angleze. Sipas “The Sun”, kampionët e Premier League i kanë ofruar trajnerit rinovimin e kontratës edhe për pesë vite të tjerë. E përditshmja britanike zbulon edhe detajet financiare të ofertës, që tashmë është në tavolinën e Pep Guardiolës. Bëhet fjalë për një kontratë me 115 milionë euro për pesë vitet e ardhshëm, ose më saktë më shumë se 22 milionë euro në sezon. Kjo do të thotë se të ardhurat e spanjollit do të rriten me 5 milionë euro në sezon.




Një vlerësim maksimal për trajnerin që shkroi historinë e Mançester Siti, që për herë të parë arriti të fitojë titullin kampion në Premier League dy herë radhazi. Champions League mbetet objektivi më i rëndësishëm dhe për ta arritur këtë, “Qytetarët” janë gati të plotësojnë çdo kërkesë të Guardiolës në merkato. Ndërkohë me këtë lëvizje, klubi anglez shuan shpresat e gjithë rivalëve që ëndërrojnë Pep Guardiolën në pankinë. Duhet të dorëzohet edhe Juventus, që shpresonte ta bindte spanjollin të merrte drejtimin e “Zonjës së vjetër”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.