AKTUALITET

Operacioni “Vol-Vo 4”, pranga të kërkuarit nga Durrësi

09:10 - 21.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ndalohet një  tjetër person i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacionit “Vol-Vo 4”. Siç njoftojnë efektivët e policisë, në pranga ka rënë shtetasi me iniciale Mario Zeqiri ,36 vjeç, banues në lagjen Kodër, Sukth, Durrës, i cili akuzohet për veprat penale si “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.




Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Forcat e posaçme Operacionale në DVP Durrës,  pas informacioneve të marra dhe një pune të mirë organizuar, bënë  kapjen dhe ndalimin e shtetasit  të shpallur në kërkim më datë  22.10.2018, në kuadër të operacionit policor të  koduar “Vol-Vo 4”  dhe konkretisht shtetasin:

Shtetasi M.Z.,  ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë, në datë 22.10.2018 ,ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikim i narkotikëve”, “Grup i strukturuar kriminal” si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për veprime të mëtejshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.