Kryesore

Rikthimi i vizave/ Avramopoulos: Ja si do të veprojmë kur të vijë kërkesa

12:22 - 21.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duke iu përgjigjur interesit të mediave, komisioneri Dimitris Avramopoulos komentoi vendimin e parlamentit në Holandë për kthimin e vizave  me qytetarët shqiptarë.Ai pohoi se nuk dëshiron të hyjë brenda çështjeve të brendshme të një vendi anëtar të BE-së, por shtoi me siguri se në Komisionin e BE-së nuk ka arritur asnjë ankesë.Ai tregoi se si do të veprohet më tej nëse një kërkesë e tillë mbërrin në Komision.




“Së pari nuk bëjmë asnjëherë komente se çfarë vendoset në vendet anëtare, por për deri sa thelbi  i pyetjes suaj, që ka të bëjë me pezullimin e vizave. Më lejoni të them se komisioni nuk ka marrë asnjë kërkesë për penalizim të vizave për asnjë vend në Europë, i cili përfiton nga lëvizja e vizave. Nëse kjo ndodh, më besoni se ne duhet të bëjmë një analizë të thellë mbi informacionin e disponueshëm me vendet specifike të vendit x dhe mbi rrethanat”—tha komisioneri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.