AKTUALITET

Do të fluturoni sot nga Tirana drejt Italisë? Kontrolloni oraret, do të ketë vonesa

09:45 - 21.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar, u bën apel gjithë pasagjerëve që do të udhëtojnë ditën e sotme, nga Tirana drejt Italisë dhe anasjelltas, se për shkak të një greve që pritet të jetë 24 orëshe në vendin fqinj, do të ketë anulime dhe vonesa të fluturimeve.




Sipas njoftimit të Autoritetit të Aviacionit Civil,  vonesat dhe anulimet e më shumë se gjysmës së fluturimeve vijnë si pasojë e një greve të pilotëve, teknikëve dhe asistentëve të fluturimit të kompanisë Alitalia, Blue Panorama dhe Blue Air.

“Për të shmangur pritjet e gjata, këshillojmë të gjithë personat që kanë parashikuar të udhëtojnë nga dhe drejt Italisë ditën e martë, që të kontrollojnë dhe të komunikojnë me kompanitë ku kanë rezervuar biletat e udhëtimin, për tu njohur me statusin e fluturimit”, njofton Autoriteti i Aviacionit Civil.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.