SPORT

Tirana-Kukësi do të luhet më 2 qershor në orën 19:00

09:30 - 21.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në fakt, data dihej, ishte e përcaktuar për datën 2 qershor, ndonëse ka pasur një tentativë nga ana e Kukësit për ta afruar këtë datë për shkak se mund të humbasë shërbimet e sulmuesit Rexhinaldo, i cili del i lirë më 31 maj. Por FSHF, ashtu siç edhe është e drejtë, i ka qëndruar strike kalendarit të vendosur më herët, ndërsa sot ka zyrtarizuar vetëm orën e sfidës. Kështu, finalja e madhe e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Tiranës do të zhvillohet më 2 qershor, ora 19:00 në fushën neutrale të “Elbasan Arenës”. Gjithashtu, janë mësuar dhe “finalet” e tjera të vogla. Kështu, përballjes mes Vllaznisë dhe Bylisit për kampionen e Kategorisë së Parë do të zhvillohet të enjten në orën 16:00 në “Niko Dovana” të Durrësit, ndërsa finalja e Kategorisë së Dytë mes Tërbunit dhe Devollit, do të luhet në “Tofik Jashari” të Shijakut të mërkurën në orën 13:30.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.