AKTUALITET

Ahmetaj: Ulet mosha e pensionit, rriten përfitimet

11:35 - 22.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Minatorët, naftëtarët dhe metalurgët do të përfitojnë ulje të moshës së daljes në pension dhe rritje të përfitimeve. Drafti është diskutuar në Komisionin e Ekonomisë. Kreu i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, ka bërë të ditur përfitimet shtesë të profesioneve të veçanta, minatorët, naftëtarët dhe metalurgët. Ky projektligj synon të mbulojë me përfitim përpara mbu-shjes së moshës për pension dhe përfitime shtesë mbi ato që akordohen në ligjin aktual për këto tri kategori.




“Së pari, mosha e daljes në pension parashikohet: për minatorët 55 vjeç, ose 10 vite para moshës ligjore të daljes në pension; për naftëtarët dhe metalurgët 60 vjeç, ose 5 vite para moshës ligjore të daljes në pension. Së dyti, parashikohet një shtesë mbi pension për minatorët, 1% të pensionit të pleqërisë për çdo vit pune në nëntokë dhe për naftëtarët e metalurgët 0,6% e pensionit për çdo vit pune në këto profesione. Bazuar në vjetërsinë e punës, minatorët përfitojnë një shtesë mbi pension minimalisht 12.5% dhe naftëtarët e metalurgët 12%. Në terma absolutë për pensionistët aktualë, kjo shtesë llogaritet në 2900 lekë në muaj, kurse për ata të rinj, edhe 1400 më tepër, si rezultat i uljes së moshës së daljes në pension. Së fundi, koeficienti i kthimit të kontributeve është 340% për minatorët, 157% për naftëtarët dhe metalurgët. Pra, për çdo lek kontribut, minatorët përfitojnë 3.4 lekë dhe naftëtarët e metalurgët 1.57 lekë”, – sqaron ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj, në një status në ‘FB’.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.