EKONOMI

Banka Botërore vlerëson rezultatet e arritura nga AMF në projektin për mbikëqyrjen e fondeve të investimeve

14:27 - 22.05.19 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, përfundoi zbatimin e projektit “Huaja për Politikat e Zhvillimit të Sektorit Financiar” të mbështetur nga Banka Botërore. AMF ishte përfituese në kolonën e tretë të këtij projekti “Forcimi i rregullimit dhe mbikëqyrjes së fondeve të investimeve”. Raporti i ekipit të Bankës Botërore vlerëson se AMF i ka realizuar gjithë treguesit e performancës së projektit dhe i vlerëson ato në mënyrë të kënaqshme.




Përfshirja e AMF-së në këtë projekt solli, si përmirësime të kuadrit ligjor rregullues, për t’ju përshtatur zhvillimeve të vrullshme në tregun e kapitalit në vend, ashtu edhe forcimin e rolit mbikëqyrës të Autoritetit. Në kuadër të projektit, u miratua në Kuvendin e Shqipërisë ndryshimi i legjislacionin përkatës. Bordi i AMF-së miratoi rregulloren “Për administrimin e riskut të shoqërisë administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive” si edhe rregulloren “Për administrimin e likuiditetit për fondin e investimit”. Në shkurt 2018 rregullorja e likuiditetit, e miratuar më herët, u plotësua me të tjera kritere duke rritur limitin e aseteve likuide që duhet të mbajnë fondet e investimeve për t’ju përgjigjur kërkesave të mundshme të investitorëve.

Eksperienca e fituar në zbatimin e projektit dhe masat e ndërmarra për minimumin e likuiditetit të kërkuar nga fondet e investimeve, rritën më shumë mbrojtjen e investitorëve, duke fuqizuar rolin mbikëqyrës të Autoritetit. Mbrojtja e konsumatorit dhe investitorit në sektorin financiar jobankar, është vendosur nga AMF, si një ndër prioritetet dhe objektivat e rëndësishme të punës në vazhdimësi.

Raporti i ekipit të Bankës Botërore, për kolonën e tretë ku përfshihej AMF, nënvizon se të gjithë indikatorët kryesorë të performacës u arritën. Ai i vlerëson të kënaqshme rezultatet e arritura në këtë projekt, duke theksuar edhe përkushtimin e lartë për të arritur përmirësime të qëndrueshme në stabilitetin financiar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.