AKTUALITET

Denaj: Negocim tarifave të skanimit dhe të Rrugës së Kombit

13:12 - 22.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e pranishme në takim garantoi bizneset në të dyja anët e kombit se asgjë nuk është e panegociushme. Ajo premtoi se do të përfshihet në bisedime me kompanitë që zotërojë këto koncesione, në mënyrë që të lehtësohen barrierat si në drejtim të skanimit, ashtu edhe për taksën në Rrugën e Kombit për bizneset e Kosovës. Përsa u përket barrierave tarifore dhe procedurale në kufi gjatë procesit të zhdoganimit, Denaj tha se është në implementim një platformë elektronike në doganë, që do ta lehtësojë më tej procesin.




Një biznesi nga Shqipëria që eksporton në Kosovë i duhet të harxhojë vetëm për një procedurë 276 euro. Sipas një studimi që është bërë nga Qendra Shqiptare e Eksporteve, në këtë shumë 30 euro shkojnë për Agjencinë Doganore, 40 euro janë pagesë terminali, 68 euro kushton certifikata fitosanitare (ku 28 euro është pagesa standarde për 20 tonë plus 2 euro të tjera për çdo tonë). Ndërsa 138 euro të tjera janë pagesa për tarifat e hyrjes në rastin e një kamioni. Terminimi në Kosove i kushton një kamioni nga Shqipëria 40 milionë euro. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj premtoi dje se Kosova do të heqë tarifën e terminimit që paguajnë bizneset shqiptare në Kosovë. Ndërsa bizneseve të Kosovës u kushton një procedurë eksporti me Shqipërinë mesatarisht 170 euro. Në këto pagesa, 26 euro është tarifa e Rrugës së Kombit, 25 euro bizneset i Kosovës i paguajnë Agjencisë Doganore, 10 euro është pagesa e terminalit, 15 euro certifikata fitosanitare, 22 euro tarifa e skanimit në Shqipëri dhe 71 euro në total janë tarifat e hyrjes dhe shërbimet për një kamion në ditë. Struktura e tarifave ndërmjet doganës së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës krijohet më së shumti nga disa tarifa ekstra, që vendet aplikojnë dhe më së shumti dhe nuk janë tarifa klasike doganore. Një tarifë e tillë në territorin e Kosovës është parkimi, i cili shkon 40 euro për kamion, edhe nëse bizneset e përdorin atë vetëm për një orë. Kjo tarifë është në vullnetin e qeverisë së Kosovës që të lehtësohet dhe nuk hyn në procedurat e zhdoganimit. Për një biznes nga Kosova, që do të eksportojë në Shqipëri, më së shumti peshon tarifa e skanimit prej 22 eurosh, që është një shërbim ekstra nëpërmjet koncesionit privat dhe pagesa 26 euro në Rrugën e Kombit. Shqipëria renditet e dyta pas Serbisë për barrierat më të larta tregtare ndaj Kosovës, sipas një studimi të Bankës Botërore, që u referohet të dhënave të tregtisë ndërmjet vendeve të CEFTAS. Disa nga barrierat që u evidentuan sot në Forumin Ekonomik mbarë shqiptar të mbajtur në Tiranë kanë të bëjnë më së shumti me tarifat e larta që vijnë nga skanimi në dogana dhe tarifat e larta në Rrugën e Kombit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.