SPORT

Deshamp: Unë te Juventusi? Nuk lëviz nga Franca

13:33 - 22.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Franca dhe vetëm Franca! Për Didie Deshamp nuk ka asnjë stol tjetër përveçse atij të Kombëtares transalpine, kampione e botës në fuqi. Madje, as ai i Juventusit. Ish-mesfushori bardhezi në konferencën e fundit për shtyp ku ka shpallur listën e lojtarëve për sfidat e ardhshme të Francës, ka kërkuar të sqarojë çdo gjë.




“Situata është e thjeshtë. Të gjitha energjitë e mira dhe përqendrimi im janë vetëm te kualifikimi i Francës për në Europian dhe shpresoj që të jemi aty. Unë e kam të qartë situatën. Edhe pse më vjen mirë që flitet për mua dhe për ekipe të mëdha si Juventusi, ku shikohem si pasuesi i Alegrit. Sot e ardhmja ime është e lidhur me Kombëtaren franceze. Nuk do ia hap derën asnjë alternative tjetër”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.