AKTUALITET

Ekonomi: S’ka studentë në protestë, janë militantë të PD dhe LSI

11:47 - 22.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputetja e PS-së Milva Ikonomi ka komentuar protestën e thirrur nga studentët që do të mbahet sot. Ajo është shprehur se kjo nuk është një proteste e thirrur nga studentët, por është një protestë e thirrur nga ata të vetëquajtur sipas saj studentë që janë anëtarë të partive opozitare.




“Prononcimi për një protestë vjen nga disa studentë që vetëquhen studentë por që kanë dy qasje: E para tregon se janë studentë që janë në senat ose në këshillin studentor dhe në fakt në këto dy organe nuk mund të jenë figura që vijnë nga studentë që janë gjithashtu figura që rrjedhin nga partitë politike. Ne kemi disa emra që janë bërë të ditur nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës ku janë dy studentë që janë të angazhuar politikisht pranë PD-së , që janë gjithashtu të ulur në senat dhe në Këshillin studentor që kanë një kontradiktë të pastër me atë që kërkon statusi i universitetit.

Nga ana tjetër janë dhe dy studentë për të cilët është bërë verifikimi, ku njëra vjen nga Fakulteti Ekonomik dhe tregon që nuk ka marrë bursën dhe në fakt ajo nuk është fare studente e Fakultetit Ekonomik, por është anëtare e LSI-së. Dhe një student tjetër që tregon se është nga Fakulteti i Histori Filologjisë, i cili në fakt tregon që nuk ka përfituar bursën por në të vërtet nuk është përfitues burse. Këto vijnë si informacione nga bordet e administrimit. Derisa ne marrim këtë informacion tregon se funksionon bordi i administrimit. “Pakti për Universitetin” është jetësuar dhe po merr formën e plotë”, tha Ikonomi e ftuar në “Mbrëmje ABC”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.