SPORT

Gareth Bejl: Futbollistët janë thjesht “robotë”

11:34 - 22.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Gareth Bejl nuk përdor gjuhë të mesme në një intervistë dhënë për “BT Sports Film”. Situata e tij te Reali i Madridit është kthyer në një tension të vërtetë, me trajnerin Zinedin Zidan, që nuk e preferon më uellsianin në ekip, duke i treguar derën. Nga ana e tij, Bejl ka treguar se ka ndërmend të respektojë kontratën. “Lojtarët janë ‘robotë’. Një profesionist futbolli nuk mund të caktojë kalendarin e tij apo ndeshjet, siç ndodh në sporte të tjera sikundër tenisi apo golfi. Na thonë se ku duhet të shkojmë dhe kur duhet të shkojmë, çfarë duhet të hamë dhe sesi duhet ta kalojmë kohën me trajnerin. Është njëjtë sikur të humbasësh jetën tënde në këtë botë”.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.