SPORT

Lista paraprake, Reja zyrtarizon të grumbulluarit

09:28 - 22.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ashtu siç edhe është bërë e ditur, Edi Reja ka nisur grumbullimin në Durrës dhe ka ftuar disa futbollistë, të cilët për momentin janë pushim për shkak se kanë mbyllur sezonin me skuadrat e tyre respektive. Në kompleksin “Tropikal” janë grumbulluar 10 futbollistë nga ekipi i parë i Shqipërisë, ndërkohë që ka edhe 12 futbollistë, të cilët do të jenë pjesë e Shpresave. Kështu, sot skuadra ka zhvilluar stërvitjen e parë nën drejtimin e Rejas dhe 10 futbollistët do të jenë nën vëzhgim para se të publikohet lista përfundimtare ditën e hënë. Deri të shtunën, Shqipëria do të kryejë stërvitje në kompleksin “Tropikal”, aty ku edhe grumbullohet Shqipëria prej kohësh. Në sy bie fakti që ka 3 futbollistë nga Partizani, ndërkohë që ka edhe nga të rinj, të cilët grumbullohen me Shpresat për herë të parë. Të shtunën, futbollistët e Shpresave do të largohen nga grumbullimi dhe do të nisin një tjetër grumbullim më pas, aty ku do të jenë nën urdhrat e trajnerit Alban Bushi, i cili do të publikojë listën e tij për ndeshjen zyrtare ndaj Turqisë në transfertë dhe dy miqësoret ndaj Uellsit në Shqipëri.




Lista e 22 lojtarëve
Alban Hoxha, Enea Mihaj, Kastriot Demarku, Migjen Basha, Ergys Kaçe, Emanuele Ndoj, Eros Grezda, Lorenc Trashi, Ylber Ramadani, Bruno Telushi, Andrea Hoxha, Din Sula, Kleando Lleshi, Leonardo Maloku, Omar Imeri, Shefit Shefiti, Arbin Zejnullai, Esat Mala, Sergio Kalaj, Drilon Kryeziu, Agim Zeka, Blerton Sheji.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.