SPORT

Lufta Azerbajxhan-Armeni, Mkihtarjan humbet finalen ndaj Çelsit

12:31 - 22.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket e pabesueshme që situata të tilla të ndodhin në vitin 2019, por ja që ekzistojnë dhe të bëjnë të mendohesh gjatë. Ylli armen i Arsenalit, Henrik Mkihtarjan, nuk do të jetë prezent në finalen e Europa League kundër Çelsit, kjo për shkak se ndeshja zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, shtet që ka konflikte politike me Armeninë për shkak të pretendimeve territoriale mes dy vendeve. Në një postim në profilin e tij në “Twitter”, Mkihtarjan ka shprehur hidhërimin e tij për shkak se nuk do të jetë prezent në finalen e madhe kundër Çelsit, ndërsa është treguar i kujdesshëm që të evitojë provokimet. “Është ajo lloj ndeshjeje, që ne lojtarët nuk kemi mundësi ta luajmë shpesh dhe më duhet ta pranoj se më dhemb shumë fakti që nuk do të jem. Do të bëj tifo për shokët e skuadrës. Silleni kupën në shtëpi”, shkruan Mkihtarjan.





Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.