Show-Bizz

Moderatorja: Meghan Markle më kërkoi t’i prezantoja ndonjë të famshëm anglez

09:46 - 22.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Meghan Markle është ende në qendër të vëmendjes në mediat britanike, por jo vetëm. Këtë herë ka qenë moderatorja Lizzie Cundy, që ka thënë disa detaje nga jeta e Meghan përpara se të njihte princin Harry.  “Po bënim bisedë si mes vajzash dhe ajo më pyet: “A njeh ndonjë djalë të famshëm? Jam single dhe më pëlqejnë shumë anglezët.” Unë i thashë: “Do dalim e do gjejmë dik딑, shprehet Lizzie Cundy. Cundy, e cila ishte bashkë me Meghan-in në Global Gift Gala në Londër, thotë se i erdhi në mendje futbollisti Ashley Cole, i cili sapo ishte ndarë nga këngëtarja Cheryl.




“Qenka i lezetshëm”, i kishte thënë Meghan për futbollistin, “por a është Don Zhuan?” “Po, por ti je këtu për qejf”. Por duket se marrëdhënia e tyre ndryshoi kur Meghan kishte nisur një marrëdhënie me princin.  “I shkruaj një mesazh: “Oh Zot i Madh! Dëgjova për Harry-n!” Dhe ajo ma kthen: “Po, e di. Do flasim.” Sipas Lizzie-t, ajo duhet të ketë marrë ndonjë paralajmërim për të mos komunikuar me gazetarë.“Literalisht, bëri sikur nuk më njihte”


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.