BOTA

Nga punëtor në milioner, djalit i ndryshon jeta pasi zbulon babain e vërtetë

13:18 - 22.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nga punëtor i varfër në pronar milioner. Është kjo historia e Jordan Adlard Rogers, që mezi siguronte bukën e gojës, por një ditë zbuloi se ishte djali i një aristokrati dhe trashëgoi çdo gjë që ai kishte.




Rogers ka treguar se gjithmonë kishte besuar se Charles ishte babai i tij, por sa ishte gjallë ai nuk pranoi asnjëherë që të kryente testin e ADN-së.

Familja e tij ka jetuar në pronën 1,536 hektarë midis Helston dhe Porthleven në Mbretërinë e Bashkuar për breza të tërë.

“Ai u ofrua të bënte një test ADN-je kur unë isha i vogël, por nuk u bë derisa unë mbusha 18-vjeç, trokita në derën e tij dhe e pyeta nëse mund ta bëja testin. Ai më tha të bëja nëpërmjet avokatëve”, tregon Rogers.

Testi u bë përfundimisht vetëm disa ditë përpara se aristokrati të ndërronte jetë.

Për fatin e mirë të Adlard-it, testi doli pozitiv dhe duke qenë se nëna dhe vëllai i tij nuk jetojnë më, ai u bë trashëgimtar i pronës së babait të tij që ka një vlerë prej 50 milion paundësh.

Rogers u shpreh për  “Cornwall Live” se ka në plan të krijojë një organizatë bamirësie për të ndihmuar njerëzit në afërsi të Porthleven dhe Helston me pasurinë e tij të re.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.