BOTA

Presidenti: Mos mbani foton time në zyra, mbani portretin e fëmijëve tuaj

12:38 - 22.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një kërkesë e pazakontë vjen nga presidenti i sapo zgjedhur i Ukrainës. Presidenti i ri i Ukrainës Vladimir Zelensky, i bëri thirrje zyrtarëve të vendit të vendosin fotografi të fëmijëve në zyrat e tyre, në vend të portretit të tij.




Ai thotë se cilido ka nevojë të shikojë në sy fëmijët e tij para se të marrë një vendim për të tjerët.

“ Vërtetë nuk dua që fotografitë e mia të jenë në zyrat tuaja. Ju lutem, mos e vendosni portretin tim, sepse presidenti nuk është një ikonë, nuk është idhull.

Vendosni fotografitë e fëmijëve tuaj në zyrat tuaja dhe i shihni ata në sy përpara se të merrni ndonjë vendim”, tha Zelensky takimin Verkhovna Rada.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.