Kryesore

Rikthehen studentët, ja çfarë pritet të ndodhë në protestën e sotme

09:19 - 22.05.19 gsh
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Studentët do ti rikthehen ditën e sotme protestave. Ashtu si është lajmëruar në orën 12:00 ata do të mblidhen përpara Ministrisë së Arsimit për të protestuar, pasi ashtu si ata thonë pakti për universitetin nuk është përmbushur si u premtua. Ndërkaq që paralelisht me protestën në Tiranë, protestë të mbahet edhe në Universitetet e tjera të vendit.




Deklarata e Universitetit të Korçës

Sot me datë 20/05/2019 u mblodhën përfaqësuesit e studentëve të Universiteteve të Shqipërisë në Universitetin “Fan S.Noli” Korçë. Në fund të mbledhjes u konstatua se pakti për universitetin nuk është përmbushur siç u premtua.

Në konstatuam dhe kërkojmë pikat si vijojnë më poshtë

Portali i transparencës të bëhet funksional

Pesha e votës të studentëve për zgjedhjet e dekanëve dhe rektorëve të rritet në 25 %

Zgjedhjet e universiteteve dhe studentët kërkojnë që organet kompetente të njohin vullnetin e studentëve, pra të njohin si përfaqësues në Bordin e Administrimit kandidatin e votuar

Karta e studentit të jetë e unifikuar dhe të ketë vlefshmëri në rang republike, për të gjithë studentët njësoj

Stazhet të paguhen të plota

Rankimi i programeve të studimit

Përmirësimi i kurrikulave mësimore

Sondazhi Kombëtar i Studentëve dështoi

Afrimi i provimit  të licencës (1 muaj mbas stazhit)

Ndaj, ditën e mërkurë, më 22 maj 2019, do t’i bashkohemi protestës studentore kombëtare, kundër sistemit dhe në funksion të pikave të mësipërme. Çdo universitet do të ketë formën e tij të protestimit, por theksojmë se ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pa u lëkundur drejt kërkesave tona. Në rast se pikat e mësipërme nuk do të merren parasysh, do të përshkallëzojmë protestën tonë studentore.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.