SPORT

Sërish probleme në familjen e Casillas. Pas atakut në zemër, gruaja e tij diagnostikohet me kancer

12:00 - 22.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Duket se shqetësimet nuk kanë përfunduar ende për familjen e portierit të njohur, Iker Casillas, i cili pësoi atak në zemër disa javë më parë dhe u shtrua me urgjencë në spital.




Tani më,  bashkëshortja e tij po përballet me një sëmundje të rëndë, kancer në vezore.

Vetë Sara Carbonero, bashkëshortja e Casillas, përmes një postimi në rrjetet sociale, u shpreh se “ende nuk e kemi marrë veten nga një goditje dhe jeta na surprizon sërish”.

Sara ndau me ndjekësit e saj lajmin, duke shpjeguar se gjatë një kontrolli rutinë disa ditë më parë, mjekët e diagnostikuan një tumor malinj.

“Fatmirësisht mundëm ta kapnim në kohë por më presin disa muaj luftë, duke marrë mjekimin përkatës. Unë jam e qetë dhe e sigurtë se gjithçka do të shkojë mirë. E di që do të jetë një rrugë e vështirë por gjithashtu do të ketë një fund të lumtur”.

Tashmë është radha e Casiallas ti qëndrojë pranë bashkëshortes në këtë përiudhë të vështirë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.