BLUETOOTH

Të jetë e vërtetë, Big Mama është në lidhje?

12:16 - 22.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtarja e njohur, Big Mama prej kohësh ka një imazh tjetër, gjë që e bëri shumë të përfolur për shkak të kureshtjes së madhe se si arriti t’i humbë kilogramët e dikurshëm. Në një intervistë për emisionin “#Gjesi”, Big Mama flet për jetën e saj private dhe angazhimin si autore e emisionit “Mama’s Trip”. Kur jemi te jeta private, Big Mama veçanërisht kohëve të fundit është komentuar shumë për këtë pjesë, por që nuk ka qenë diçka konkrete dhe e konfirmuar nga vet këngëtarja. Ajo për #Gjesi ka treguar:




“Jam në kërkim të fatit. Jam lodh ma me këtë pyetje dhe me këtë përgjigje, jo që nuk du, po unë besoj diçka. I besoj kësmetit, i besoj fatit e ndoshta nuk ka ardhur ende. Nuk është ajo diçka që e kurdisim vet ose që e aranzhojmë vet. Udhëtimet mund t’i aranzhojmë, pushimet mund t’i aranzhojmë, por zemrën nuk mund ta aranzhojmë, as kësmetin e as fatin. Inshalla e përjetoj edhe unë atë ndjesi, por për momentin nuk ka diçka të tillë”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.