KULTURË

Tre breza të familjes Qerimaj në koncert

17:20 - 22.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Është quajtur “Harku i triumfit të Qerimajve” dhe është një koncert që mbahet në Amfiteatrin e Liqenit të Tiranës këtë 22 maj. Ngjarja kulturore bashkon në skenë jo vetëm 9 artistë e familjes Qerimaj, por edhe instrumentistë francezë, të cilët kanë realizuar kolonën zanore të filmit “Gladiator”.




Koncerti do të jetë festiv dhe bën bashkë tre breza të familjes Qerimaj, me rastin e 85 – vjetorit të lindjes së babait të dinastisë muzikore, Ethem Qerimaj. Kompozitori, i cili njëkohësisht është edhe djali i tij, Fatos Qerimaj tha dje se do të prezantojnë instrumentistët para publikut shqiptar. 85-vjetorit të babait i kushtuam vëmendje, që ta bëjmë të lumtur këtë mbrëmje triumfale të karrierës. Prandaj edhe titulli ‘Harku i Triumfit’ është një abstragim i karrierës së tij artistike”, tha Fatos Qerimaj.
“Kemi një suitë Tiranase, një nga Veriu edhe një nga Jugu. Koncerti do të përfshijë të gjitha trevat shqiptare”, shtoi kompozitori Qerimaj, ndërsa vuri në dukje se të ftuar specialë në këtë koncert do të jenë instrumentistët francezë, të cilët kanë qenë pjesë e realizimit të kolonës zanore të filmit “Gladiator”.

“Jam shumë i kënaqur që do të jem në këtë koncert në Tiranë. Do të luaj me du du, një instrument që ka qenë pjesë e shumë kolonave zanore. Ka qenë shumë e rëndësishme, që edhe në filmin gladiator është evidentuar më shumë ky instrument. Unë jam i lumtur që kam qenë pjesë e këtij udhëtimi”, vërejti instrumentisti francez Levon Minassiay.
Familja Qerimaj në skenën e Amfiteatrit nesër ora 20.00 do të interpretojnë repertorin më të mirë të tyre nga tradicionalja, tek muzika ballkanike edhe ajo evropiane. Nuk do të mungojnë edhe shumë surpriza të tjera, të cilat do të shpalosen gjatë koncertit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.