AKTUALITET

Video/ Basha: 30 qershori tentativë për grusht shteti, e ndalim me çdo çmim

11:00 - 22.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Valentina Madani – Kreu i opozitës Lulzim Basha nga Berati ku takoi strukturat e PD-së, i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të shtyjë zgjedhjet e 30 qershorit duke i kujtuar se nuk është në kundërshtim me Kushtetutën. Basha paralajmëroi se nuk do të ketë zgjedhje me 30 qershor dhe se shqiptarët do ta ndalojnë me çdo çmim grushtin e shtetit. Para demokratëve të Beratit, Lulzim Basha risolli në vëmendje precedentin e 2007, kur Rama ishte në opozitë, sipas së cilit, është një tregues se nuk është kundër Kushtetutës që zgjedhjet të shtyhen. Duke e cilësuar 30 qershorin si një tentativë për grusht shteti, kryedemokrati ka ripërsëritur deklaratat e tij, se nuk do të lejojë që të zhvillohet një proces votimi fals. “Zgjedhje në 30 qershor nuk do të ketë. Grushti e shtetit do të ndalohet me çdo kusht, me çdo çmim, me çdo sakrificë. Do të mbrojmë lirinë dhe demokracinë. Paniku dhe çoroditja derdhet në çdo fjalë të Edi Ramës. Kjo tregon se çeta e tyre e shpartalluar ka humbur arsyen, qetësinë dhe e ka mbërthyer paniku. 30 qershori nuk mund të jetë ditë zgjedhjesh. 30 qershori është një tentativë për një grusht shteti kushtetues.




Të çoroditurit, populli i ka futur frikën në palcë. I çorodituri thotë nuk i shtyjë zgjedhjet, sepse nuk më le Kushtetuta. Në 2007 dy herë i shtyu zgjedhjet, sepse kërkoi që çdo votues të sillte me vete certifikatën e lindjes, kurse tani thotë nuk më lejon kushtetuta. Kundër Kushtetutës nuk është shtyrja e një procesi kriminal si ky që mendon se do të ekzekutojë në 30 qershor. Kundër kushtetutës është të emërosh kandidatë vrasës, trafikantë, përdhu-nues zgjedhjesh”, theksoi z.Basha. Ai përmendi se “Kundër Kushtetutës është të shantazhosh dhe të kapësh drejtësinë për të mos lejuar zbardhjen e krimit elektoral të 2017. Kundër kushtetutës është të detyrosh qytetarët të shkojnë drejt një grushti shteti me 1.4 milionë karta ID false, të skaduara dhe të fusësh duart e të manipulosh regjistrin e gjendjes civile”. Basha ka bërë premtimet e tij, ndonëse është kujdesur të theksojë se kjo nuk është fushatë elektorale. Duke e cilësuar 30 qershorin si një tentativë për grusht shtetit, kryedemokrati ka ripërsëritur deklaratat e tij, se nuk do të lejojë që të zhvillohet një proces votimi fals. Lulzim Basha paralajmëroi se bashkë me shqiptarët do ta ndalojë tentativën sipas tij për grusht shteti. Basha paralajmëroi kryeministrin Rama: “Mos guxo, asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri, unë i pari”. Lulzim Basha theksoi se nuk do të lejojnë zhvillimin e zgjedhjeve, ndërsa i bëri thirrje Ramës që të tërhiqet sa nuk është vonë, duke shtuar se beteja e nisur prej tyre është “betejë për jetë a vdekje”. “Kam një paralajmërim të qartë për atë që bëhet gati të konsumojë veprën penale grusht shteti, mos guxo, asnjë shqiptar nuk e kursen sakrificën për liri, unë i pari. Nuk na ndalon dot, nuk e dorëzojmë demokracinë. Ju një grusht njerëzish që për përfitimet tuaja, jeni mbledhur si një grusht, nëse tentoni grushtin e shtetit më 30 qershor, do t’ju arrestojmë do t’ju dërgojmë para drejtësisë. Kjo është një betejë për jetë a vdekje. Tërhiquni sa nuk është vonë, përndryshe sovrani do t’ju gjykojë”,- theksoi kreu i PD-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.