Kryesore

Video/ Studentët protestojnë, Rama: 1,4 miliardë lekë më shumë në xhepat tuaj

11:09 - 22.05.19 gsh.al
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rama ka zhjedhur t’u përgjigjet me shifra studentëve që kanë paralajmëruar një protestë të dytë kombëtare sot.  Kreu i qeverisë ka publikuar një video në Facebook e cila sipas tij tregon premtimet e mbajtura në lidhje me “Paktin e Universitetit”.




Sipas Ramës janë 86, 271 studentë që kanë përfituar nga zerimi apo përgjysmimi i tarifave në të gjitha degët bachelor. Ndërsa, sipas tij, 459 studentë ekselentë janëpunësuar në institucionet e administratës shtetërore , brenda e jashtë shërbimit civil. Ai liston më tej premtimet  mbajtura nga pakti, duke theksuar se janë 1,4 miliardë lekë të investuara më shumë në xhepat e studentëve e familjeve të tyre.

Studentët kanë paralajmëruar se do t’i rikthehen ditën e sotme protestave. Ashtu si është lajmëruar në orën 12:00 ata do të mblidhen përpara Ministrisë së Arsimit për të protestuar, pasi ashtu si ata thonë pakti për universitetin nuk është përmbushur si u premtua. Ndërkaq që paralelisht me protestën në Tiranë, protestë të mbahet edhe në Universitetet e tjera të vendit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.