SPORT

Bajerni i Mynihut gjen në Angli pasuesin e Roben

13:37 - 23.05.19 Gazeta Shqiptare
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Leroi Sane po shihet gjithnjë e më shumë si zëvendësuesi i Arjen Roben në Mynih. Ylli i Mançester Sitit nuk është aspak i lumtur te “qytetarët”, mbi të gjitha pas një sezoni ku jo gjithnjë ka qenë preferencë e parë e Pep Guardiolës. Mediat britanike shkruajnë se Sane është kthyer në objektin kryesor te Bajerni në këtë merkato verë. Sipas “Mirror”, Bajerni ka vendosur kontaktet e para me ish-sulmuesin Shalke 04, kjo pasi kanë marrë fillimisht leje nga Mançester Siti për të nisur negociatat me lojtarin.




Ky lajm i “Mirror” është përforcuar edhe nga mediat gjermane, të cilat shkruajnë se Bajerni është i gatshëm të bëjë një sakrificë të madhe ekonomike për të rikthyer në gjermani sulmuesin e Mançester Sitit. Me largimin e dyshes së famshme Roben-Riberi, Bajerni është i detyruar të futet në merkato për të gjetur një pasues ideal. As drejtuesit e Mançester Sitit nuk kanë ndërmend të kthehen në pengesë. Sane ka refuzuar më shumë se një herë rinovimin e kontratës, ky është viti i duhur për ta nxjerrë në merkato, për të përfituar sa më shumë para.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.